Çfarë ka Courtois në portën e Real Madridit?

Thibaut Courtois ka statistika negative nga ndeshjet e fundit në Real Madrid.

Sport

19/09/2019 09:36

Thibaut Courtois nuk e ka filluar mbarë sezonin e ri në Real Madrid.

Portieri belg po ashtu u kritikua për paraqitjen e tij në humbjen e “Los Blancos” nga Paris Saint-Germain me rezultat 3:0 në Ligën e Kampionëve.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se Courtois ishte fajtor te goli i parë i pësuar në Parc des Princes, përcjell lajmi.net.

Mirëpo, statistikat janë brengosëse, Courtois ka pësuar 11 gola në katër ndeshjet e fundit në Evropë.

Megjithatë, ai vazhdon ta ketë mbështetjen e trajnerit Zinedine Zidane. “Nuk do ta veçoj askënd pas kësaj humbje”, theksoi francezi pas takimit. /Lajmi.net/