Çfarë foli roja i parkingut me serbin që deshi ta ‘qoj Prishtinën në ajër’?

Një sasi materiali shpërthyes është ndaluar mbrëmë pak para se të afrohej afër zonave të ambasadave në Prishtinë, dhe për këtë është arrestuar një serb nga Beogradi. 

Lajme

26/12/2014 21:08

Kjo bombë e improvizuar ndodhej në një makinë me targa të Beogradit dhe ngisej nga një shtetas serb. 

Para se të hynte në Hotelin Grand ku kishte kaluar natën 43 vjeçari nga Beogradi me inicialet S.G. parkoi makinën në një parking shumë afër Grandit. 

“E kam vetë në gjuhën serbe: a je gazetar? Tha jo gazetar por veterinar”, tha kujdestari i parkingut Sahit Beha për Klan Kosova.