Çfarë është pika G në seks, për të cilën nuk flet askush?

Pika G mbetet mister për shumicën e njerëzve, por e vërteta është se, kjo pikë nuk është fare mister.

Lifestyle

30/10/2015 21:11

Vetëm të kërkosh në Google për këtë pikë ju do të shihni rezultate të shumta që debatojnë për atë se çfarë është ajo në të vërtetë.

Pika G është ‘stimulimi maksimal i klitorisit’
Në fakt, fjala është për klitorisin tuaj të brendshëm. Tani ju ndoshta jeni duke menduar “Çfarë do të thotë kjo, unë kam më shumë se një klitoris?” dhe përgjigja është “PO!”. Klitorisin të cilin e njihni është vetëm ‘maja e ajsbergut’. Klitorisi i brendshëm shtrihet disa inç prapa vulvës.

Kur arrihet stimulimi i pikës G, në fakt arrihet stimulimi i klitorisit të brendshëm, që do të thotë se presioni që është duke u aplikuar në murin vaginal me një gisht, gjuhë apo lodër është në fakt duke u aplikuar në klitorisin e brendshëm. Ajo ndjenja e kënaqësisë që e merrni pak para ‘derdhjes’ është në fakt klitorisi i brendshëm duke e bërë punën e tij.

Jo të gjithë mund ta arrijnë pikën G
Disa gra nuk ndjejnë kënaqësi kur stimulohet pika G me presion ose prekje. Nëse dëshironi t’i jepni të dashurës orgazme atëherë duhet të fokusoheni në pjesën e jashtme të klitorisit, aty ku orgazmat arrihen me sukses nga 75% e grave. Nëse jeni të interesuar për ta gjetur pikën G, vendosni presion në murin vaginal me dy gishtat tuaj apo të partnerit dhe ‘ndizeni’ atë. (lajmi.net)