Çfarë duhet të kontrolloni kur blini ujë në shishe

A i dini rreziqet nga blerja e ujit në shishe të plastikës? Shanset janë se askush nuk ju ka treguar ndonjëherë të gjitha detajet të cilat duhet t’i dini në mënyrë që të keni një shëndet më të mirë.

Fun

01/05/2016 11:17

Diku në shishe tregohet se çfarë lloji i plastikës është përdorur për t’u krijuar shishja. Ky informacion është shumë i rëndësishëm, pasi që çdo lloj i plastikës përmban përbërës kimik të cilët mund të shkaktojnë shumë dëme në trup.

Lloji i plastikës i treguar në formë të shenjave dhe numrave është i shfaqur në këtë grafikë:

Ky është kuptimi i tyre:

PET ose PETE

PET është plastika më e përdorur dhe gjendet në shumë shishe të ujit dhe pijeve. Përdorimi i përsëritur i kësaj shishe rritë shansin e formimit të baktereve në të. Këto shishe mund të lëshojnë metale të rënda dhe kimikate që prekin hormonet.

HDP ose HDPE

Plastika HDPE është një plastikë që përdoret në shishe të qumështit, detergjentit, vajit dhe çantave plastike. Kjo lloj plastike nuk lëshon ndonjë kimikat. Ekspertët sugjerojnë që ta zgjidhni një shishe të tillë kur blini ujë në shishe, për shkak se konsiderohet si më e sigurta, transmeton Gazeta Express.

PVC ose 3V

PVC është një plastikë fleksibile që përdoret për të krijuar plastikë të pastër për mbështjelljen e ushqimit, lodrat e fëmijëve dhe produktet e tjera. Kjo lloj plastike lëshon dy kimikate toksike që prekin hormonet në trup. Ekspertët sugjerojnë që të mos e blini këtë lloj shishe.

LDPE

Kjo plastikë nuk duhet të përdoret në prodhimin e shisheve, edhe pse nuk lëshon ndonjë kimikat të dëmshëm në ujë. Megjithatë, nuk është një ide e mirë që ta blini një të tillë nëse e gjeni në dyqane.

PP

Një tjetër plastikë transparente që përdoret për të paketuar shurupët dhe shishet e jogurtit. Kjo lloj plastike është e kualitetit të lartë dhe konsiderohet si shumë e sigurt.

PS

Polistereni është një plastikë e shtrenjtë. Ajo përdoret për të krijuar gota, kartonë të vezëve dhe mbulesa. Ajo lëshon substanca kanceroze kur nxehet. Nuk preferohet të përdoret në një periudhë afatgjate në ushqim ose pije.

PC

Kjo është plastika më e rrezikshme. Kjo kategori është e projektuar që t’i bashkojë të gjitha plastikat së bashku. Kjo lloj plastike lëshon substanca të dëmshme në ushqim dhe pije, nëse janë të paketuar me të, kështu që evitojeni. /Gazeta Express