Çfarë duhet të bëni nëse ju ngrihet nga temperaturat e ulëta freni i parkimit të veturës?

Shumica e shoferëve vendosin frenin e parkimit kur ndalojnë veturën.

Fun

29/01/2022 09:08

Megjithatë, për ta bërë një gjë të tillë duhet të mirren parasysh edhe kushtet atmosferike, transmeton lajmi.net.

Ka raste kur temperaturat e ulëta në dimër shkaktojnë shumë probleme dhe mund t’ju ngrijë frenat e dorës.

Ndonjëherë kablloja e frenave të parkimit ngrin dhe mekanizmi që mban rrotat, do të thotë sipërfaqja e veshjes së frenave dhe disku, gjithashtu mund të ngrijë.

Do të ndjeni ngrirjen e frenave nëse e ktheni levën e frenave pa rezistencë më të madhe, ose nëse ndjeni se tensioni në levë të frenimit është zbutur.

Thjesht, vozitni ngadalë (por vërtet ngadalë), përpara dhe mbrapa. Disa centimetra – për të mos dëmtuar sistemin e frenave. Përsëriteni këtë disa herë.

Nëse frena nuk lëshohet, gjeni kordonin zgjatues dhe lidhni tharësen e flokëve me të. Drejtojeni ajrin e ngrohtë në rrotat e mbajtura nga frena – zakonisht është çifti i pasmë dhe kjo duhet të jetë e mjaftueshme për të liruar kapjen e akullit. /Lajmi.net/