Çfarë do t’i bëj Messi Realit?

Me një Messi në një formë shumë të madhe dhe një Real Madrid në një formë mjaft të dobët, shtrohet pyetja se çfarë do t’i bëj argjentinasi skuadrës Mbretërore në El Clasicon e 22 marsit.

Sport

14/03/2015 22:53

Njëra nga faqet më të njohura sportive në botë, goal.com ka bërë një analizë, me një pyetje mjaft të thjeshtë, çfarë do t’i bëj Messi Realit i cili nuk është në formë.

Nëse një skuadër si Schalke mund të arrijë të shënojë katër gola në Ligën e Kampionëve midis Santiago Bernabeu, atëherë Messi dhe Barcelona mund ta bombardojnë skuadrën Mbretërore në Santiago Bernabeu.

Argjentinasi ka arritur të shënojë 32 gola në këtë sezon të La Ligas, ndërsa përqindjen më të madhe të këtyre golave ka arritur ti shënojë në ndeshjet e fundit ku dhe është futur në një formë të madhe.

Sidoqoftë, e tëra mbetet të shihet në vikendin tjetër, më saktësisht të dielën e 22 marsit, ky këta dy gjigantë do të takohen në Camp Nou për të zhvilluar ndeshjen e sezonit në La Ligë.