Çfarë do të ndodhte në La Liga me Messin te Real Madrid?

Ky sezon për Real Madridin mund të konsiderohet i dështuar.

Sport

19/04/2019 10:17

‘Los Blancos’, kampion të Evropës në fuqi që nga muaji mars i këtij viti kanë shuar shpresat për fitimin e ndonjë trofeu të mundshëm këtë sezon.

Ky sezon aspak i lehtë për ta, ka shtyrë ‘easport’ të simulojë një sezon me Lionel Messin lojtar të Real Madrid. Për ta realizuar këtë, ata kanë përdorur FIFA 19.

Por çfarë do të ndodhte nëse Real Madrid do të nënshkruante me lojtarin më të mirë në botë?

Pas shikimit të tabelës përfundimtare, shihet se Barcelona ka humbur më shumë pikë pa Lionel Messin, duke u renditur në vendin e katërt, ndërsa Real Madrid në vendin e dytë, një situatë shumë e ndryshme nga ajo e tanishmja.

Megjithatë, situata e ‘Los Blancos’ nuk do të ndryshonte as me praninë e Lionel Messit në skuadër.

As me nënshkrimin e argjentinasit, Real Madrid nuk do të fitonte titullin. Sipas simulimit, titulli do t’i takonte Atletico Madridit me 79 pikë, tre më shumë se Real Madrid./Lajmi.net/