Çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

Lajmi.net ju sjell ngjarjet e ditës:

Lajme

09/12/2021 08:01

OJQ ‘’Ngritja e Zërit’’ dorëzon për herë të dhjetë dosjet- lëndët e radhës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. (Ora 09:00)

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë, 09:30-16:00)

Iniciativa Kosovare organizon punëtorinë “Sindikatat dhe organizimi i tyre” ku temë diskutimi do të jetë organizimi i sindikatave, mënyra e regjistrimit si dhe lansimi i një broshure informuese në bashkëpunimin me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Departamentin e Punës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 9:45 – 13:00)

I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, Nicholas Giacobbe, kryeministri Albin Kurti dhe drejtoresha e misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, do të flasin në një ngjarje “Transformimi i Prokurimit Publik” me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci merr pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga projekti Stand, ku do të prezantohet raporti i Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare në Kosovë. (Universiteti i Prishtinës, ora 10:00-12:30)

Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (FOL, rruga “Andrea Gropa”, Prishtinë, ora 10:00)

YIHR KS mban diskutimin me temën “Korrupsioni: Ndikimi në të drejtat e njeriut”. (Hotel Sirius, ora 10:00 – 12:00)

Mbahet mbledhja inaugurese e kuvendit të ri komunal të Gjilanit,. (Salla e mbledhjeve të kuvendit komunal, Gjilan, ora 10:00)

Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese Antena në Kosovë së bashku me OJQ-në She Solutions, mbajnë konferencën “Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive”. (Zyra e BE për Informim, ora 11:00-13:00)

Me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit të Komiteti Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, KOK ndanë premiot për kampionet olimpike Tokio 2020, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, trajnerin Driton Kuka, si dhe të gjithë sportistët tjerë pjesëmarrës. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00)

Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri të Gjilanit Alban Hyseni. (Zyra e kryetarit, Gjilan, ora 11:00)

Me rastin e Ditës kundër – korrupsionit, KDI hap ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)

Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?” (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 14:00)