Çfarë do të ndodh me paratë e biletave nëse ndeshja Maqedoni – Kosovë luhet pa tifozë?

Përhapja e madhe e Koronavirusit nëpër Evropë, ka ngritur çështjen nëse do të duhet të luhet me tifozë ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Ligën e Kombeve.

Sport

06/03/2020 15:44

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kundër Kosovës, por se do të presë një vendim final nga institucionet përkatese në lidhje me çështjen e koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Venko Filipçe, ka propozuar që ndeshja të luhet pa tifozë, duke hënë se shëndeti i qytetarëve duhet të jetë në radhë të parë.

Por çfarë do të ndodh me tifozët që kanë blerë biletat nëse vendoset që ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës të luhet me dyer të mbyllura?

Mediet në Maqedoni raportojnë se të gjithë tifozëve, paratë e blerjeve të bileta do t’u kthehen. Ky është pozicioni i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës do të luhet më 26 mars, dhe fituesi i kësaj përballeje, do të kalojë në finale të Play Off të Ligës së Kombeve, duke iu afruar në një ndeshje kualifikimit historik në Kampionatin Evropian./Lajmi.net/