Çfarë do të bëhet me rezolutën e Veselit që nuk po e përkrah opozita? Flet Memli Krasniqi

“Opozita frikacake mund të vazhdojë të merret me politika ditore dhe të mbetet peng i inateve personale.”

Lajme

12/10/2018 12:29

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori një iniciativë të shtunën për hartimin e një Draft-Rezolutë për Dialogun, e cila ju propozua për harmonizim edhe opozitës.

Lexo edhe:

Opozita kundër rezolutës së Kadri Veselit për dialogun

Ai dje thirri në një takim politik për të diskutuar për rezolutën e dialogut, në këtë takim nga partitë opozitare morën pjesë Dardan Sejdiu nga PSD dhe Mimoza Kusari nga Alternativa, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe:

Vetëvendosje deklarohet pasi nuk shkoi te Veseli: Kemi tri kërkesa

Veseli nuk e ka përkrahjen e partive më të mëdha opozitare, Lidhja Demokrarike e Kosovës dhe Vetëvendosje. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thanë se ata pajtohen vetëm nëse thirren për caktimin e datës për zgjedhje të jashtëzakonshme. Nga Vetëvendosje thanë se duhet t’i të bisedonin paraprakisht me ta për këtë rezolutë e jo t’i servohet e gatshme.

Por çfarë do të bëhet me rezolutën e iniciuar nga Veseli, e që nuk po i bën unike pozitën e opozitën për dialog. Në një përgjigje për lajmi.net, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se ata do të vazhdojnë punën në mbrojtje të interesit shtetëror.

Sipas tij opozita po tregohet e papërgjegjshme dhe me mungesë të guximit për të marrë vendime të rendësishme për shtetin ngase.

“Në momentin kur z. Veseli përsëri po tregon përkushtimin e plotë për të gjetur konsensus politik për procesin e dialogut me Serbinë, duke propozuar edhe draft-Rezolutën që përfshinë të gjitha pikat relevante, bashkë me ato qëndrime që si pozita, ashtu edhe opozita i kanë proklamuar si të patejkalueshme, një pjesë e opozitës përsëri po refuzon të bëhet pjesë e procesit, që tregon hapur papërgjegjësinë e tyre dhe mungesën e guximit për të marrë vendime të rëndësishme për shtetin tonë. Pavarësisht kësaj, ne do të vazhdojmë punën në mbrojtje të interesit shtetëror”, ka thënë Krasniqi për lajmil.net.

Ai më tutje e ka quajtur opozitën frikacake, që mbetet peng i inateve personale.

“Opozita frikacake mund të vazhdojë të merret me politika ditore dhe të mbetet peng i inateve personale”, tha më pas shefi i GP së PDK-së. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Veseli: Në dialog, Kosova duhet të jetë më e fortë përballë Serbisë