Çfarë bëri Jennifer Aniston që fustani të cilin e veshi në “SAG Awards” të mos i rrudhej?

Jennifer Aniston është ndër yjet më të komentuara për paraqitjen në "SAG Awards".

ShowBiz

22/01/2020 09:16

Jennifer Aniston po komentohet shumë për paraqitjen në “SAG Awards”, shkruan lajmi.net.

50-vjeçarja kishte veshur një fustan të gjatë, i markës “Dior”, por kishte bërë sakrificë ta mbante atë pa u rrudhur, deri arriti në ceremoni.

Në mënyrë që fustani që mos i rrudhej, Aniston u detyrua të shtrihej në pjesën e prapme të veturës.

Ajo ka publikuar një imazh të realizuar rrugës për në eventin “SAG Awards”, ndërsa shkroi “Pa rrudha… më e vështirë se sa duket”.

Kurse, në fotografinë tjetër ajo tregoi çmimin që e kishte vendosur në një pjesë të vaskës, e në një tjetër fustanin që e kishte pasur veshën.

“Diku midis këtyre dy fotove, bashkëmoshatarët e mi më dhanë një dhuratë që nuk do ta harroj kurrë”, shtoi ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B7j4-6jBqd7/