Çfarë bën ky çift për të përmirësuar jetën seksuale do t’ju shokojë

Tony Williams dhe Debbie Dowsett janë të dashuruar që prej se janë takuar 17 vjet më parë.

Lifestyle

06/01/2016 18:43

Në shikim të parë ata duken një çift normal, por Tony dhe Debbie kanë bërë një marrëveshje të çuditshme me qëllim që të përmirësojnë jetën e tyre seksuale. Ata kanë vendosur që të bëjnë seks se sa njerëz të duan, transmeton lajmi.net.

Ky çift tash e katër vjet janë në lidhje të hapur dhe deri më tani kanë fjetur me 30 partner të ndryshëm.

Kjo marrëdhënie e çuditshme nuk ka limite. 43 vjeçarja Debbie ka 4 të dashur, me të cilët vazhdimisht bën seks, ndërkaq 59 vjeçari Tony ka dy të dashura.

Tony Williams and Debbie Dowsett

Ky çift thotë se pikërisht kjo liri seksuale që i kanë dhënë njëri-tjetrit ka bërë që lidhje e tyre të forcohet.

“Ne jemi si gjithë çiftet e tjera, jemi të përkushtuar shumë ndaj njëir-tjetrit- i vetmi dallim është se ne nuk e shohim si normale lidhjen monogame”, thotë Tony për The Mirror, transmeton lajmi.net.

“Lidhje jonë është më pasionante se kurrë. Ne bëjmë dashur 5 herë në javë dhe ne gjithmonë jemi duke u përkdhelur dhe puthur. Më thoni , sa çifte arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë?”, thotë tutje Tony.

Ai vazhdon të tregojë se “arsyeja që kjo gjë funksionon me ne është se ne nuk e tradhtojmë njëri-tjetrin. Njerëzit na thonë gjëra shumë të këqija për këtë që ne kemi zgjedhur të bëjmë dhe unë gjithmonë ju them se më e pështirë është kur ju tradhtoni partnerët tuaj dhe lidhjet e juaja nuk janë të ngritura mbi besimin ndaj partnerit”.

“Njerëzit që na kritikojnë ne zakonisht  nuk janë të lumtur me lidhjet e tyre. Gjatë gjithë kësaj kohe që janë në lidhje me Debbin, shumicën e shokëve të mi i kam parë se si lidhjet e tyre kanë përfunduar në ndarje. Unë nuk kam mundur ti ndihmojë ata por besoj se një lidhje e hapur do të ishte një përgjigje e mirë për problemet e tyre”.

Tony, i cili është divorcuar dhe është baba i katër fëmijëve, tregon se pasi u njoh me Debbin, dy vite më vonë kishte filluar të kishte marrëdhënie seksuale me persona të tjera. Ai tregon se në fillim Debbie ishte kundër kësaj ideje sepse ajo kishte dyshime se ai mund ta linte për ndonjë grua tjetër, transmeton lajmi.net.

Por, në vitin 2011 ajo ndërroi mendje pasi epshet e saj seksuale u rritën më shumë se të Tonyt. Andaj të dy u regjistruan në faqe në internet për të gjetur partner për seks.

Ndonëse kanë lidhje të hapur, ky  çift ka vendosur që në këtë lojë të ketë disa rregulla. Ata duhet t’i tregojnë njëri-tjetrit gjithmonë se ku janë dhe çdo gjashtë muaj të bëjnë teste për sëmundjet e transmetueshme seksualisht, transmeton lajmi.net.

“E dija se duke bërë seks me persona të tjerë, lidhja jonë nuk do të bëhej e mërzitshme. E tash është më mirë se kurrë”, thotë Tony.

Menjëherë pasi kishin vendosur që të regjistroheshin nëpër sajte të ndryshme në internet, në adresën e Debbit, kishin ardhur shumë oferta për seks, ndërkaq për Tonyn jo dhe aq.

“Nuk isha xheloz, e dija se ajo më pas do të kthehej në shtëpi me mua. Më pas më filloi të më pëlqente më shumë në shtrat”, thotë Tony./lajmi.net