Çetniku i ri rehabiliton të vjetrin

Vendimi i një gjykate serbe për rehabilitimin çetnikut Dragoljub Mihailloviqit, i njohur si Drazha Mihajlloviq, ka nxitur reagimin e shumë partive dhe organizatave joqeveritare në Serbi, dhe shtetet fqinje të saj. Por ka prej atyre që nuk shprehin habi, pasi vlerësojnë se çetnikë është edhe presidenti aktual i Serbisë, Tomislav, Nikolliq.

Lajme

15/05/2015 10:57

Oliver Antiq, këshilltar i presidentit serb, Tomislav Nikoliq, ishte pjesë e ekipit ligjor që mbrojti rehabilitimin e Drazha Mihajloviqit.

Me ndikimin e tij, gjykata e Lartë në Beograd, shpalli një ditë më parë vendimin për rehabilitimin e themeluesit të lëvizjes çetnike, i cili kishte bashkëpunuar me forcat naziste dhe fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjykatësi Aleksandër Treshnjev tha se me vendimin për rehabilitim, gjykata ka përmbysur vendimin e 15 korrikut të vitit 1946 kur ishte dënuar me vdekje për t’u pushkatuar dy ditë më vonë nga komunistët e udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito që kishte marrë pushtetin.

Mihajjloviq , në fund të Luftës së Dytë Ballkanike, gjatë së cilës ai kishte udhëhequr kryesisht operacionet përgjatë kufirit me Shqipërinë, iu dha gradën e togerit të dytë, si ushtar i krasit të lartë, ndërsa në vitin 1915, u përfshi në tërheqje të ushtrisë serbe nëpër Shqipëri.

Çetnikët e tij u bënë të njohur si kuislingë gjakpirës për shkak të krimeve të kryera ndaj popujve jo serbë por edhe serbëve që bashkëpunonin me partizanët.

Emri, shenjat dhe mjekrat e tyre u rivunë në përdorim gjatë viteve të 90 nga paraushtarakët serbë që kryen krime në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Disa nga partitë nacionaliste e kanë quajtur vendim historik rehabilitimin e çetnikut Mihajlloviq, duke e cilësuar madje si “fillim të një epoke të re për Serbinë e re”. Por, disa parti e kanë akuzuar presidentin Nikoliq për presin mbi gjyqësorin për rehabilitimin e çetnikut Mihaljlloviq, ndërsa figura të njohura në rajon, e kanë quajtur vendimin e gjykatës si skandal që Serbinë e kthen edhe më mbrapa se sa ku ishte.

Serbët duke festuar vendimin e gjykatës që rehabilitoi çetnikun Drazha Mihajlloviq
Serbët duke festuar vendimin e gjykatës që rehabilitoi çetnikun Drazha Mihajlloviq

Edhe partia e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Partia Socialiste, e ka gjykuar vendimin e gjykatës, duke vlerësuar se rehabilitimi i Mihajlloviqit vetëm sa do të thellojnë ndarjet, dhe se vendimet gjyqësore që përpiqen të ndryshojnë historinë, nuk mund të jetojnë gjatë.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet, Meho Omeroviq, ka thënë se rehabilitimi i Mihailloviqit është vendimi skandaloze dhe i turpshme dhe se me këtë vendim Serbia është e vendosur në anën e humbur në Luftën e Dytë Botërore, në anënë e Hitlerit me bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se vendimi për rehabilitimin e Mihajllovioqit është konfirmim i humbjes kronike që po pëson Serbia nga vetvetja. Sipas tij, në një rajon të paqëndrueshëm të tilla vendimi nuk mund të sjellin ndryshime mjedisore për të mirë në Serbi.

Gjorgje Stojishiq, nga Liga Socialdemokrate e Vojvodinës, ka thënë se nuk e habitë presioni që Nikolliqi ka bërë mbi gjykatën për rehabilitimin e çetnikut Mihajlloviq, pasi siç ka thënë ai, Nikolliqi nuk ka hequr dorë kurrë nga titulli “vojvodë çetnik”, dhe se është një i tillë. /lajmi.net/