Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të komunave veriore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur sot, ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
KQZ-ja, ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunave në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj 2019.
KQZ-ja e mori këtë vendim pas konfirmimit nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se në këtë institucion nuk ka ndonjë çështje për të vendosur. /Lajmi.net/