Çereku i fundit fatal për Prishtinën, mposhtet nga Legia
Sigal Prishtina e ka humbur ndeshjen e parë ndaj Legia Warszawës në ‘Pallatin e Rinisë’, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Sport
Çerek i fundit doli të jetë fatal për kryeqytetasit, pasi shënuan vetëm 10 pikë kundrejt 20 të kundërshtarit.
Pavarësisht se pas çerekut të tretë ishte në epërsi, ‘Bardhekaltërtit’ lëshuan lojën nga dora, duke u mposhtur me rezultat të ngushtë 79-81, raporton lajmi.net.
Lojtarët më të dalluar në parket te vendasit ishin Fahro Alihodzic me 20 pikë, 12 kërcime dhe 1 asist. Paraqitje të mirë pati edhe Dardan Berisha me 18 pikë, 2 kërcime dhe 11 asiste.
Pikë dyshifrore shënoi edhe Mikaile Tmusic (17) dhe Divine Myles (13).
Te mysafirët shkëlqeu Michael Finke me 26 pikë dhe 4 kërcime. Ndërkohë Drew Brandon dhe Keanu Pinder shënuan pikë dyshifrore 11 përkatësisht 14.
Ndeshja e kthimit luhet më 20 shtator në Poloni. /Lajmi.net/