Çerekfinalja e Coppa Italia vë përball lojtarët shqiptarë mes vete, Muriqi kundër Gjimshitit

Atalanta dhe Lazio do të përballen me njëra tjetrën në çerekfinalen e Coppa Italia me fillim nga ora 17:45.

Sport

27/01/2021 17:35

Në këtë ndeshje do të kemi një përballje mes shqiptarëve, ku Vedat Muriqi do të jetë kundër Berat Gjimshitit të Atalantas.

Të dy skuadrat do të luftojnë për të vazhduar tutje në gjysëmfinalen e kësaj gare.

Formacionet zyrtare janë këto:

Atalanta: Gollini; Djimsiti, Romero, Palomino; Maehle, Freuler, Pessina, Gosens; Malinovskyi, Miranchuk; Muriel

Lazio: Reina; Patric, Hoedt, Acerbi; Marusic, Milinkovic-Savic, Escalante, Akpa Akpro, Fares; Pereira, Muriqi/Lajmi.net/