Celularët kanë ulur me 20% raportet seksuale në çifte

Nëse jeni në shtrat dhe dëshëroni të shihni celularin apo tabletin tuaj, mund të rrezikoni seriozisht jetën tuaj intime.

Lifestyle

27/07/2015 23:05

Një studim i fundit i David Spielhalter, docent i universitetit të Kembrixhit, ka demostruar se aparatet elektronike në shtrat janë një ide mëse e keqe për çiftet.

“Një herë e një kohë kishte ndarje të fortë të jetës publike nga ajo private”, thotë profesori.

Tashmë këto dy sfera janë integruar totalisht. Çka ka sjellë rënien e kontakeve seksuale, por edhe shtimin e konsumit të medikamenteve për ta nxitur këtë raport mes meshkujve dhe femrave.

Për pasojë, celularët dhe kompjuterat kanë rritur, indirekt, konsumimin e ilaçeve për ereksionin. Vetëm në Itali, sipas studimit në fjalë, konsumohen rreth 4 mijë tableta të tilla çdo ditë./gazetaexpress