Celta Vigo – Barcelona, udhëtim i vështirë për ekipin katalan

Barcelona takohet sonte me Celta Vigon në La Ligë.

Sport

17/04/2018 10:03

Të martën në mbrëmje të apasionuarit e futbollit spanjoll do të kenë mundësi për të shijuar edhe dy ndeshje nga Primera Division.

Barcelona në orën 21:00 do të synojë të afrohet akoma më shumë me titullin e 25-të në historinë e klubit, teksa viziton Celta Vigon në stadiumin Balaido.

Në Galicie ndaj Celtës, Barça ka vuajtur pothuajse gjithmonë, teksa është mundur në 2 transfertat e fundit dhe vështirësi pritet të hasë edhe sot, pasi vëmendja më e madhe e Barcelonës për momentin është te finalja e Kupës së Mbretit që do të luhet këtë fundjavë ndaj Sevillas.

Trajneri Valverde pritet të lërë pushim disa titullarë në këtë ndeshje ndërkohë që objektivi i vetëm i blaugranave është të mos humbasin në mënyrë që ruajnë pathyeshmërinë edhe pas javës së 33-të të La Ligas, ndërsa më herët në orën 19:30 pas dy fitoreve radhazi skuadra tjetër galiciane Deportivo La Coruna do të bëj çmos për të mbajtur të gjalla shpresat për të qëndruar në Primera Division, edhe pse përballë Sevillas që synon të kualifikohet në Europa League për sezonin e ardhshëm, skuadra e Seedorf do ta ketë shumë të vështirë.