Celta ‘trondit’ Barcelonën (Video)
Barcelona ka pësuar humbje të papritur në Camp Nou, nga skuadra e Celta Vigos me rezultat 1-0, duke rënë kështu në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit të La Ligas.

Sport
Pjesa e parë kaloi nën dominimin e Barcelonës e cila kishte raste të mira për shënim. Sidoqoftë, 45 minutat e para u mbyllën me portat e paprekura.
Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 55’ Larrivey shfrytëzon një gabim në mbrojtjen e Barcelonës, duke shënuar për të heshtur Camp Nou.
Në vazhdim, Barcelona tentoi me të gjitha forcat për të shënuar golin e barazimit, mirëpo një gjë e tillë ishte e pamundur.
Kështu, Barcelona mbetet në kuotën e 22 pikëve në vendin e tretë të La Ligas, pasi ka një pikë më pak se Atletico dhe dy më pak se Real Madridi që është lider në tabelë.
Video