Celine Dion e përlotur zbulon sëmundjen e pashërueshme nga e cila vuan

Celine Dion është detyruar t’i anulojë të gjitha koncertet e planifikuar për vitin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, pasi me lot në sy njoftoi se vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Ajo tha se është diagnostikuar me një çrregullim shumë të rrallë neurologjik që i shkakton “spazma” dhe vështirësi në…

ShowBiz

08/12/2022 17:40

Celine Dion është detyruar t’i anulojë të gjitha koncertet e planifikuar për vitin e ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, pasi me lot në sy njoftoi se vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

Ajo tha se është diagnostikuar me një çrregullim shumë të rrallë neurologjik që i shkakton “spazma” dhe vështirësi në kordat e zërit. Ky çrregullim i quajtur Stiff-person syndrome (SPS), prek rreth 1 person në 1 milion.

Artistja saktëson se ky çrregullim ndikon në jetën e saj të përditshme në shumë nivele.

“Ndonjëherë kam shumë vështirësi në ecje dhe nuk mund të përdor gjithmonë kordat vokale për të kënduar ashtu siç do të doja”, tha ajo e emocionuar në një video të publikuar së fundmi.

Duke pasur parasysh gjendjen e saj shëndetësore, Dion thotë se nuk do të jetë “gati” për të rifilluar turneun e saj në Evropë nga shkurti 2023.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Céline Dion (@celinedion)