Celina shkëlqen në fitoren e Swanseas

Swansea e ka vazhduar formën e shkëlqyeshme në Championship.

Sport

25/08/2019 15:02

Ekipi uellsian ka mposhtur bindshëm 3-0 Birminghamin, ku ka shkëlqyer edhe futbollisti kosovar Bersant Celina.

Celina realizoi golin e dytë të sfidës së sotme, derisa përgjatë 84 minutave sa luajti pati një paraqitje për t’u lavdëruar, shkruan lajmi.net.

Ky ishte goli i dytë i mesfushori kreativ në pesë ndeshjet e para në nivelin e dytë anglez.

Swansea ka vetëm një barazim dhe katër fitore në pesë ndeshjet e para dhe synon rikthimin në elitën kryesore të futbollit anglez, Premierligën. /Lajmi.net/