Çelësi për rini të përjetshme?

A mund të ketë një zgjidhje në natyrë për një pamje më natyrale, një metodë kundër plakjes? Shkencëtarët kanë zbuluar një mikrob, i cili qëndron gjithmonë i ri dhe mund të ndihmojë që ta zbërthejë sekretin e plakjes.

Lifestyle

16/09/2013 15:41

Për leksione kundër plakjes nuk kemi nevojë të shikojmë të famshmit që janë të obsesionuar me idenë për të qenë të rinj dhe që vuajnë pasoja drastike kur bëjnë ndërhyrje estetike.

Sidoqoftë, përfundimisht, a mund të ketë një zgjidhje në natyrë për një pamje më natyrale, një metodë kundër plakjes?

Shkencëtarët kanë zbuluar një mikrob, i cili qëndron gjithmonë i ri dhe mund të ndihmojë që të zbërthejë sekretin e plakjes.

Mikrobi, i quajtur S.pombe, thuhet që është imun ndaj plakjes dhe sa herë që riprodhohet ai ripërtërihet.

Hulumtuesit thonë që zbulimi i S.pombe “ofron njohuri themelore në mekanizmin e plakjes”.

Një grup nga Universiteti i Bristol’it dhe nga Instituti Molekular i Qelizës Biologjike dhe  Gjenetikës, Maz-Plack në Gjermani, kanë gjetur se S.pombe nuk plaket gjatë riprodhimit nën kushtet e rritjes së favorshme, ndryshe nga speciet e tjera.

Në përgjithësi, mikrobet, edhe ato që ndahen në mënyrë simetrike, nuk ndahen në dy pjesë identike.

Nga hulumtimet është zbuluar se aty ka mekanizma që gjysma merr pjesën më të vjetër, shpesh material të dëmtuar të qelizës, ndërsa pjesa tjetër është e pajisur me material të ri dhe plotësisht funksional.

Por, plakja nuk është e pashmangshme për S.pombe, dhe hulumtimi i publikuar në Current Bilology tregon se mikrobi S.pombe riprodhohet duke u ndarë në dy pjesë që trashëgojnë “ndarje të drejtë” të materialit të vjetër qelizor.

Iva Tolic, hulumtuesja kryesore e projektit thotë: “Megjithatë, kur dy qelizat marrin vetëm gjysmën e materialit të dëmtuar, ato të dyja bëhen edhe më të reja se më parë”.

Kjo do të thotë se mikrobi S.pombe – për dallim nga speciet tjera- ripërtërihet sa herë që riprodhohet dhe mund t’i ikë plakjes, për aq kohë sa ndarja bëhet shumë shpejtë.

Por, analizat e mëtejshme kanë gjetur se ky tipar i pazakontë ndodh vetëm kur S.pombe gjendet në kushte të favorshme.

Hulumtuesit e kanë ekspozuar këtë mikrob në nxehtësi, nën rrezet ultra-vjollce dhe në kimikate të dëmshme, e cila shkaktoi që rrita e shpejtë të ngadalësohej.

Rritja eventualisht u ngadalësua deri në pikën kur S.pombe nuk ishte në gjendje që të qëndrojë i ri – me mikrobin që ndahej në dy pjesë qelizore, njëra e re dhe tjera e vjetër.

Kur qelizat e vjetra vdiqën, pasardhësit e tyre kishin kohë që të riprodhohen, madje edhe në ambiente të ashpra.

Dr. Thilo Gross nga departamenti i Inxhinierisë Matematike, në Universitetin e Bristolit tha: “Qelizat në mënyrë të mençur duke shfrytëzuar ligjet e fizikës arritën të kalonin”.

“Mosha e mikrobit është befasuese dhe është interesantë të shihet një organizëm aq i thjeshtë të ketë evoluar strategji aq të forta të mbijetesës”.

Hulumtuesit thonë se S.pombe është një organizëm interesant dhe ka potencial që të shërbejë si model për jo-plakjen për disa qeliza tek njerëzit.