Çeku: Votimi kunër Speciales, do ta ndalë Kosovën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Çeku, u ka bërë thirrje kolegëve të tij që ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale, pasi ai shprehë shqetësim se mosvotimi do ta stagnojë Kosovën.
Lajme
Ai duke ngritur lartë kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë se mënyra e vetme që këto akuza mund të hiqen është vetëm duke u ballafaquar në gjykatë dhe duke i sjell këto fakte para kësaj gjykate.
“UÇK është vlerë e paprekshme sepse ua kthej Popullit tonë dinjitetin, i solli miq, partneritet, liri dhe pavarësinë e saj. Ajo është vlerë sepse zhvilloi luftë të pastër sepse luftoi kundër regjimit, kundër forcave ushtarake, para ushtarake të Serbisë dhe asnjë moment kundër qytetarëve civil serb të Kosovës. Fatkeqësisht jo gjithmonë u vlerësua ky rol i UÇK-së sa duhet”, tha Çeku.