Çeku me 20 mijë vende pune

Agim Çeku thotë se e ka një plan, të bazuar në tri shtylla, me të cilin premton se do t’i hap 20 mijë vende të reja pune në Kryeqytet.

Lajme

18/10/2013 12:14

Kandidati i PDK’së për Kryetar të Prishtinës, Agim Çekun, thotë se thembra e Akilit në Kosovë janë shërbimet për qytetarët.

Në një konferencë shtypi ai shpalosi planin e tij për ekonominë, ku tha se ka një plan, të bazuar në tri shtylla, me të cilin premtoi se do t’i hapë 20 mijë vende të reja pune në Kryeqytet.

“Ky plan mbështetet në tri shtylla: zhvillim të hovshëm ekonomik, shërbime efikase për të gjithë, si dhe promovim të qëndrueshëm të vlerave”.

“Thembra e Akilit në Prishtinë janë shërbimet. Por, e kemi edhe synim tonin, edhe orientim e përcaktim tonin, që ne do të jemi në shërbim të qytetarëve”.

“Qasja jonë që nga fillimi do të jetë që ne asgjë të mos marrim nga qytetarët, por t’u japim atyre”.

Kandidati i PDK’së për Prishtinën, AgimÇeku, përveç premtimit se nuk do të bëjë ngritje të taksave, premtoi edhe uljen e taksave ekzistuese.

“Ne do ta ulim taksën për ndërtimet afariste apo banesore me 10 euro për metër katrorë. Ndërsa për shtëpi individuale me 6 euro për metër katrorë”.

“Termokosi thotë se qytetarët i kanë borxh rreth 13 milionë euro që nga viti 1999 e deri në shpalljen e pavarësisë. Meqë Termokosi nuk ka ofruar shërbime adekuate për konsumatorët, ne do t’ua falim në tërësi borxhin qytetarëve nga viti 1999 deri në vitin 2008”.

Çeku tha se të ardhurat do të rriten në të ardhmen dhe qytetarët do t’i paguajnë taksat me rregull, nuk do të ndërtojnë pa leje, dhe do të jetë më e lehtë për komunën që t’i zvogëlojë taksat.