Çeku akuzon kryeministrin Mustafa se nuk po e pret në takim (Video)

Kryetari i Komisionit për Verifikimin e veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku, s’ka dhënë një datë se kur do të nis kompensimi i veteranëve të UÇK-së.

Lajme

06/08/2015 14:54

Për Express, Çeku ka thënë se që dy muaj është duke kërkuar takim me kryeministrin Mustafa, për të diskutuar për hapat që duhet ti marr qeveria për çështjen e kompensimit të veteranëve, por ky takim nuk është zhvilluar.

“Ka që dy muaj që si kryetar i komisionit se bashku me shefin sekretarisë, që ta kemi një takim me kryeministrin dhe ta njoftojmë për një mor gjërash, me hapat që qeveria duhet ti merr në këtë drejtim, por asnjë hapë nuk është bërë”, ka thënë Çeku.

YouTube player