Çekia nuk pranon refugjatë me sëmundje ngjitëse dhe të kaluar kriminale

16:36 | 11 Nentor 2015

Migrantët, foto ilustruese

Senati çek ka miratuar amendamentet e reja ligjore në kuadër të Ligjit për Azil që detyron refugjatët dhe emigrantët që hyjnë në Çeki t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore për ta vërtetuar se nuk vuajnë nga sëmundje ngjitëse.

 

“Qeveria po tenton të mbrojë interesat e Çekisë. Qëndrimi i Çekisë është në përputhje me vullnetin e përgjithshëm”, ka thënë ministri i brendshëm çek Millan Hovanec duke i komentuar amendamentet ligjore, që janë votuar nga 48 senatorë, nga 81 sa ka Dhoma e Lartë e parlamentit në Çeki, transmeton kp.

Sipas ligjit të ri, refugjatët përpara se të hyjnë në Çeki duhet që së pari t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore për të vërtetuar se nuk vuajnë nga sëmundje infektive.

Çekia në opinionin botëror njihet si vend me tendenca ksenofobie në raport me refugjatët që ikin nga vatrat e luftës në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe presidentin e vendit, Millosh Zelman.

Me aprovimin e këtyre amendamenteve të reja ligjore, parashihet që edhe ata emigrantë që kanë të kaluar kriminale mund të marrin përgjigje negative në aplikimet e tyre për azil në Çeki.

Li gji sjell edhe benefite për emigrantët, të cilët do ta kenë të drejtën të gjejnë punë pas gjashtë muajve qëndrim në vend, nga një vit siç ishte më parë.