Çekia barazon me Moldavinë, kjo është renditja aktuale në grupin e Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e nisi me humbje kualifikueset e ‘Euro 2024’. Shqipëria u mposht 1:0 në udhëtim te Polonia, shkruan lajmi.net. Megjithatë, lajm i mirë për ‘kuqezinjtë’ është barazimi pa gola në ndeshjen Moldavi – Republika Çeke. Renditja aktuale në grupin E pas ndeshjeve të marsit vijon kështu: Çekia në vendin e parë me katër pikë…

Sport

27/03/2023 21:46

Kombëtarja shqiptare e nisi me humbje kualifikueset e ‘Euro 2024’.

Shqipëria u mposht 1:0 në udhëtim te Polonia, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, lajm i mirë për ‘kuqezinjtë’ është barazimi pa gola në ndeshjen Moldavi – Republika Çeke.

Renditja aktuale në grupin E pas ndeshjeve të marsit vijon kështu:

Çekia në vendin e parë me katër pikë gjithsej, Polonia më pas vazhdon me tri, Moldavia pozicionohen në vendin e tretë me dy, Ishujt Faroe me një, ndërsa në fund Shqipëria me zero pikë.

Vlen të ceket që Shqipëria dhe Ishujt Faroe kanë vetëm një ndeshje të zhvilluar, teksa kombëtaret e tjera nga dy./Lajmi.net/