Ceferin në lidhje me ankesën e Real Madridit për Mbappen: Askush nuk mund t’i tregojë UEFA-s se çfarë të bëjë

Presidenti i UEFA, Alexander Ceferin, ka folur në lidhje me akuzat e Real Madridit për çështjen e dështimit të transferimit të Kylian Mbappe.

Sport

25/05/2022 18:23

Sipas të parit të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, ofertat e Real Madridit dhe Paris Saint Germain në drejtim të lojtarit ishin pothuajse të njëjta, andaj nuk ka vend për dënime ndaj klubit francez.

Tutje, Ceferin u shpreh se askush nuk mund t’i tregojë UEFA-s në lidhje me punën që duhet të bëjë ajo, transmeton lajmi.net.

“As Real Madridi, as askush tjetër nuk mund t’i tregojë UEFA-s së si duhet të punojë. Siç tanimë e dini, Reali pati ofertë pothuajse të njëjtë për Mbappen sikurse PSG”, tha ndër të tjera 54-vjeçari.

E gjithë kjo situatë ndodhi pasi Real Madridi u ankua në UEFA e bindur që PSG pengoi jolegalisht transferimin e francezit në “Santiago Bernabeu”. /Lajmi.net/