Cee Lo Green mund t’i hajë 4 vjet burg

Rasti që po e ndjek Gjykata lidhur me Cee Lo ka të bëjë një veprim të tij që lidhet me drogën. Ai i kishte dhënë drogë të llojit ecstasy një modeles, në një klub të natës, në vitin 2012. Cee Lo Green në Gjykatë foli në lidhje me rastin, por Gjykata vendosi që çështja të…

ShowBiz

22/10/2013 15:36

Rasti që po e ndjek Gjykata lidhur me Cee Lo ka të bëjë një veprim të tij që lidhet me drogën. Ai i kishte dhënë drogë të llojit ecstasy një modeles, në një klub të natës, në vitin 2012.

Cee Lo Green në Gjykatë foli në lidhje me rastin, por Gjykata vendosi që çështja të shtyhet deri me 20 nëntor të këtij viti.

Ai ishte ulur në radhën e parë, afër kishte të dashurën e tij, dhe ishte shumë i vëmendshëm.

Po ashtu, ishte akuzuar edhe për dhunim të modeles, por kjo akuzë është deklaruar e rreme dhe këngëtari është shumë i kënaqur me këtë fakt, sepse gjithmonë e mohonte se nuk ishte e vërtetë.

Cee Lo Green përndryshe është edhe anëtar i jurisë të emisionit të famshëm botëror “The Voice”.