Çeçenët përkrahë separatistëve rusë

Luftëtarë çeçenë janë parë rrugëve të Doneteskut për të u ndihmuar separatistëve rus, në misionin e tyre për shkëputje nga Ukraina. 

Bota

27/05/2014 10:55

Por kreu i Republikës Çeçene të Rusisë, Ramzan Kadirov, mohon pretendimet e mediave perëndimore se luftëtarët çeçen janë duke u dërguar në Ukrainën lindore. 

CNN ka intervistuar një militar për këtë temë, duke pretenduar se ai ishte një “ish – polic rus”. 

I pyetur lidhur me këto akuza, presidenti i Çeçenisë Kadirov ka thënë se nuk ishte në dijeni për këtë, por shumë i interesuar.

\”Unë nuk jam në dijeni se ka çeçenë atje, nuk di asgjë për këtë. Por në qoftë se ky informacion është i saktë, do të doja ta di se pse saktësisht janë atje”, ka thënë Kadirov për mediat ruse. 

\”Nëse Perëndimi dëshiron ta portretizojë këtë, se ne i kemi dërguar djemtë tanë më të mirë atje, unë u them se të gjithë luftëtarët tanë janë në shtëpi”, ka theksuar Kadirov.