Ceballos tregon cili është lojtari më i mirë tek Arsenal, befason me zgjedhjen

Dani Ceballos ka bërë një zgjedhje interesante kur është pyetur për lojtarin më të mirë tek Arsenal.

Sport

12/09/2019 16:29

Ceballos ka ardhur tek Arsenal në formë huazimi nga Real Madrid, gjatë kësaj vere, duke u kthyer në një pjesë kryesore për mesfushën e ‘Gunners’.

Lojtari ka pasur performanca të jashtëzakonshme në xhirot e para, duke fituar shumë shpejtë pëlqimin e tifozëve të Arsenal.

Lojtari është pyetur edhe për lojtarin më të mirë në skuadër, duke thënë se i pëlqejnë të tre lojtarët e vijës ofensive, por ka dalluar një në veçanti.

“Lacazette, për mua, është lojtari më i mirë: Ai kupton lojën perfekt dhe nëse është 100% i gatshëm, ai do të jap shumë” ka thënë Ceballos, transmeton lajm.net.

Ceballos deri në këtë pikë të sezonit ka regjistruar 2 asistime për skuadrën e Arsenal dhe ka kompletuar më shumë pasime se gjithë lojtarët tjerë të ‘Gunners’. /Lajmi.net/