Ceballos mbetet në Real Madrid

Dani Ceballos nuk do të largohet nga Real Madridi. Mesfushori spanjoll, do të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’ të paktën deri në vitin tjetër. Sipas ‘AS’ Reali po mendon të rinovojë kontratën e Ceballos, e cila i përfundon më 30 qershor të vitit 2023, transmeton lajmi.net. Carlo Ancelotti duket i lumtur me mesfushorin, andaj ai pritet…

Sport

18/08/2022 23:40

Dani Ceballos nuk do të largohet nga Real Madridi.

Mesfushori spanjoll, do të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’ të paktën deri në vitin tjetër.

Sipas ‘AS’ Reali po mendon të rinovojë kontratën e Ceballos, e cila i përfundon më 30 qershor të vitit 2023, transmeton lajmi.net.

Carlo Ancelotti duket i lumtur me mesfushorin, andaj ai pritet të qëndrojë më gjatë te klubi.

Mbetet të shihet nëse klubi dhe lojtari do bien dakord për rinovimin e kontratës./Lajmi.net/