Çdo javë kundër Dortmundit

Arjen Robben ka fat të jashtëzakonshëm kundër Borussia Dortmundit sa që thotë se do të dëshironte të luante kundër tyre çdo javë. Ylli i Bayern Munichut luajti rol kyç në fitoren e skuadrës së tij ndaj Dortmundit të shtunën me rezultat 3:0 ku ai realizoi njërin prej golave në Signal Iduna Park. Robben ia solli…

Sport

25/11/2013 10:43

Arjen Robben ka fat të jashtëzakonshëm kundër Borussia Dortmundit sa që thotë se do të dëshironte të luante kundër tyre çdo javë.

Ylli i Bayern Munichut luajti rol kyç në fitoren e skuadrës së tij ndaj Dortmundit të shtunën me rezultat 3:0 ku ai realizoi njërin prej golave në Signal Iduna Park.

Robben ia solli Bayernit trofeun e Ligës së Kampionëve në maj kur shënoi golin e fitores 2:1 në finale kundër Dortmundit.

“Nëse do të varej nga unë, do të isha i lumtur të luaj kundër Dortmundit çdo javë”, deklaroi Robben për uebfaqen zyrtare të Bayern Munichut.

“U dua këto lloj ndeshjesh. Këto janë takimet që ju ëndërroni t’i zhvilloni prej kur jeni fëmijë, në stadiume si ky, me një atmosferë të tillë, kundër këtij lloji të kundërshtarit. Çka kërkoni më tepër?”, përfundoi ai.