Çdo fitues i Topit të Artë, në rast që Ronaldo dhe Messi mund ta fitonin vetëm nga një herë

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski u mposht nga ylli i PSG-së, Lionel Messi në garë për Topin e Artë në vitit 2021.

Sport

01/12/2021 08:31

Shumë tifozë thonë se sulmuesi i Bayern Munichut ishte i dëshpëruar për të fituar falë rekordit të golashënuesit prej 48 golave në 40 paraqitje edicionin e kaluar, transmeton lajmi.net.

Shtojani asaj këtë fillim të ‘rrufeshëm’ në edicionin 2021/22 me 25 gola në 20 ndeshje, andaj ishte kandidat vërtet i fortë për titull.

Sidoqoftë, Lewandowski nuk është ‘viktima’ e parë e dominimit të Messit dhe Cristiano Ronaldos, kur është fjala për fitimin e trofeut të Topit të Artë, ngase disa legjenda që në të kaluarën ishin parë si ‘fitues’ në fund e humbën.

Është e sigurt se futbollistët si Xavi, Andres Iniesta, Gianluigi Buffon, Franck Ribery dhe disa të tjerë do e fitonin Topin e Artë, në rast që do luanin në një epokë tjetër.

Në fjalë të tjera, nëse Ronaldo dhe Messi ishin në gjendje të fitonin vetëm nga një Top të Artë në vitin 2008, respektivisht 2009, cilët lojtarë do arrinin ta fitonin këtë titull?

2008 – Cristiano Ronaldo

2009 – Lionel Messi

2010 – Andres Iniesta

2011 – Xavi

2012 – Radamel Falcao

2013 – Franck Ribery

2014 – Manuel Neuer

2015 – Neymar

2016 – Antoine Griezmann

2017 – Gianluigi Buffon

2018 – Luka Modric

2019 – Virgil van Dijk

2021 – Robert Lewandowski./Lajmi.net/