Çdo ditë ka festë për Miley

Pop ylli kontraverse 20 vjeçe Miley Cyrus tregon planet dhe rrëfimet e saj që e karakterizuan muajin e kaluar, në një dokumentar që ajo e ka bërë këto ditë.

ShowBiz

01/10/2013 16:29

Ajo ka thënë se tani është në një pikë të karrierës ku dëshiron të jetë ajo që gjithmonë ka dashur dhe dëshiron të bëhet.

“Vetëm dua të kënaqem sa më shumë, duke mos menduar për asgjë serioze, duke bërë vetëm atë qe dua ta bëj. Edhe pse e di që kjo shkakton shumë reagime, mendoj se është ajo se si mund ta shikosh një njeri duke u rritur”.

Ishte përfolur shumë për performacën e saj në Video Music Awards 2013, me këngëtarin Robin Thick, ku ajo ishte totalisht jashtë kontrollit sa i përket vallëzimit dhe gjesteve. Mirëpo, për Mileyin ajo performancë ishte shumë normale, sepse, sipas saj, kështu kanë vepruar edhe shumë këngëtarë tjerë në vitet e kaluara.

Patjetër që ajo ka diskutuar për stilin e saj të flokëve, duke thënë se frizura ia ka ndryshuar komplet jetën. Ka folur gjithashtu edhe për bashkëpunimet, ku përflitet se do të bashkëpunojë në projektin e radhës me Britney Spears.