Çdo 40 sekonda vdes një person nga vetëvrasja

Mesatarisht 800 mijë njerëz vdesin nga vetëvrasjet çdo vit, kjo sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Fun

11/09/2019 15:41

Në mbarë botën, një person merr jetën e vet çdo 40 sekonda, dhe më shumë njerëz vdesin nga vetëvrasjet sesa nga lufta, raporton Organizata Botërore e Shëndetit.

Varja, helmimi dhe përmes armëve janë një ndër metodat më të shpeshta që njerëzit i përdorin për t’i dhënë fund jetës së tyre. Organizata Botërore e Shëndetit bënë thirrje qeverive të vendeve që të krijojnë politika për parandalimin e vetëvrasjeve dhe mënyra për t’i ndihmuar këtyre personave se si të përballen me stresin, ankthin, depresionin dhe me probleme tjera.

Në raporton e ri rreth 800 mijë apo edhe më shumë njerëz vdesin çdo vit, nga vetëvrasjet, raporton “Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Vetëvrasjet janë një problem global. Të gjitha moshat, gjinitë dhe të gjithë njerëzit mbarë botës janë të prekur nga kjo dukuri, thuhet në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetit.

Vetëvrasjet ishin shkaku i dytë i kryesor i vdekjeve në mesin e të rinjve nga mosha 15 deri 29 vjeç. /Lajmi.net/