Cazorla refuzon Atleticon

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla ka mohuar spekulimet rreth transferimit në Atletico Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

18/06/2015 16:34

Santi Cazorla nuk do të transferohet në Atletico Madrid.

Mesfushori i Arsenalit ka mohuar spekulimet rreth kalimit në Vicente Calderon. Ai ka insistuar se është i lumtur në Emirates.

“Lajmet rreth Atleticos janë të pavërteta. E kam mendjen tek Arsenali, kam edhe dy vjet në kontratë dhe shpresoj t’i realizoj”, deklaroi Cazorla për “Goal”.

“Jam shumë i lumtur në Arsenal dhe në Premierligë, ndihem i dashur dhe i vlerësuar nga ekipi dhe tifozët”, u shpreh ai.