Cazorla mban Arsenalin në krye
Dy gola nga mesfushori spanjoll Santiago Cazorla e udhëhoqën Arsenalin drejt fitores 2:0 ndaj Fulhamit në Emirates Stadium, në kuadër të xhiros së 22’të në Premierligë. Në një ballafaqim që nuk soli asnjë gol në pjesën e parë, vendasit fituan falë dy shënimeve të shpejta nga Cazorla në të dytën. Ish ylli i Malagas e…

Sport
Dy gola nga mesfushori spanjoll Santiago Cazorla e udhëhoqën Arsenalin drejt fitores 2:0 ndaj Fulhamit në Emirates Stadium, në kuadër të xhiros së 22’të në Premierligë.
Në një ballafaqim që nuk soli asnjë gol në pjesën e parë, vendasit fituan falë dy shënimeve të shpejta nga Cazorla në të dytën.
Ish ylli i Malagas e kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 57’të kurse vetëm pesë minuta më vonë realizoi sërish duke e konfirmuar fitoren e ekipit të tij dhe epitetin e liderit në Premierligë.
Fitore – më të thellë – shënoi rivali Manchester City që mundi Cardiffin 4:1 në Etihad. Edin Dzeko dhe Alvaro Negredo e kaluan Cityn në epërsi prej dy golash pas 18 minutash lojë, por mysafirët u kundërpërgjigjën duke e ngushtua disavantazhin me golin e Craig None.
Mirëpo, Yaya Toure dhe Sergio Aguero shtuan edhe dy gola të tjerë për Cityn pas intervalit kurse Frazier Campbell një për mysafirët me çka skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini vazhdon të jetë një pikë prapa Arsenalit.