Cazorla kritikon Arsenalin

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla ka kritikuar ekipin e tij që ka mbetur në disavantazh në garë për titull të kampionit në Premierligë. Duke hyrë si lider në vitin 2004, gjiganti londinez tani është në pozitën e katërt pasi mblodhi vetëm 22 pikë nga 42 të mundshmet deri më tani gjatë këtij viti dhe Cazorla…

Sport

09/04/2014 13:05

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla ka kritikuar ekipin e tij që ka mbetur në disavantazh në garë për titull të kampionit në Premierligë.

Duke hyrë si lider në vitin 2004, gjiganti londinez tani është në pozitën e katërt pasi mblodhi vetëm 22 pikë nga 42 të mundshmet deri më tani gjatë këtij viti dhe Cazorla fajësoi mungesën e “mentalitetit fitues”, për periudhën e errët.

“Ne kemi qenë të pafat në disa ndeshje. Kishim shumë raste për të fituar kundër Manchester Unitedit dhe ishte një penallti e Ozilit kundër Bayernit”, deklaroi ai.

“Ne nuk arritëm të rikthehemi kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve. Kurse, humbja nga Stoke na përfundoi. Ju nuk mund të humbni nga Stoke dhe të synoni të bëheni kampion i ardhshëm. Nuk kemi mentalitet fitues dhe duhet të besojmë më tepër tek vetja. Nganjëherë ju mësoheni të mos luftoni, por ne nuk mund ta bëjmë këtë”.

“Arsenali është dhe gjithmonë do të jetë një klub historik i futbollit, ne duhet të shikojmë përpara”.