Cavani zbulon emrin e klubit për sezonin e ri

dinson Cavani nuk ka aspak ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germain.

Sport

01/05/2018 12:02

Edhe pse është përfolur shumë për një rikthim në Itali, por këtë herë me fanellën e Juventusit, Edinson Cavani nuk ka aspak ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj merkatoje vere.

31-vjeçari, gjatë një interviste, deklaroi se pavarësisht se e ardhmja e një lojtari nuk varet vetëm nga dëshira e tij, por edhe nga klubi, gjithsesi nuk ka aspak ndërmend të largohet.

Uruguaiani u shpreh se te parizienët ndihet i lumtur dhe se shpreson të vazhdojë të fitojë me këtë skuadër. Gjatë këtij sezoni Cavani, ka shënuar 38 gola dhe ka dhënë 12 asiste në 46 ndeshje të luajtura.