Cavani vendos për të ardhmen, transferohet në Portugali?

Pasi ndau rrugët me Paris Saint Germain, Edinson Cavni ishte në kërkim të një tjetër sfidë në Europë, u fol madje edhe për një kthim në Uruguaj, por qendërsulmuesi ka dëshirë të luajë ende në nivele të larta.

Sport

05/08/2020 09:55

Gjatë merkatos së janarit, si Interi ashtu dhe Atletico e Madridit kishin bërë një sondazh për sulmuesin dhe pista më e nxehtë dukej ajo madrilene, por në orët e fundit në skenë ka dalë Benfica, që i ka propozuar lojtarit një kontratë njëvjecare prej 2.5 milionë eurosh, plus 8 milionë të tjera në dorë në momentin e firmës.

Lajmi jepet nga e përditshmja portugeze “A Bola”, që shkruan me optimizëm për një përfundim pozitiv të operacionit.

Benfica, në fakt, është shumë aktive më merkato, pasi ka hapur bisedimet me Gremion për të firmosur edhe me sulmuesin e kombëtares së Brazilit, Everton.

Sipas medieve braziliane, 24-vjeçari është identifikuar nga trajneri i portugezëve, Jorge Jesus, objektiv kryesor në merkato, pasi kërkon të përmirësojë opsionet në sulm për sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/