Cavani refuzon Interin, Icardi do vetëm Juventusin

Gazzetta dello Sport po pretendon se Edinson Cavani e ka refuzuar Interin, ndërsa Mauro Icardi do të largohet vetëm për Juventusin dhe lëvizja e Edin Dzeko është bllokuar.

Sport

01/08/2019 10:30

Cavani ishte shfaqur ndërsa Interi preferonte alternativën e Romelu Lukakut për rolin e qendërsulmuesit.

Sidoqoftë, La Gazzetta shkruan se uruguaiani ka informuar ‘Nerazzurrët’ se ai më shumë do të qëndrojë te Paris Saint-Germain, të paktën derisa kontrata e tij të skadojë verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

32-vjeçari atëherë ka mundësinë të vendosë lirshëm të ardhmen e tij, pavarësisht nëse është me PSG apo ndonjë klub tjetër.

Ndërkohë, Icardi ka sqaruar se ai do të mbetet një lojtar i Interit nëse nuk mund të sigurojë një transferim te Juventus.

Situata është e komplikutar, pasi këto lëvizje po bllokojnë edhe kalimin e Dzekos te ‘Zikaltërit’. /Lajmi.net/