Cavani paralajmëron për Realin

Edinson Cavani ka kërkuar lojë të kujdeshme nga bashkëlojtarët e tij, për ndeshjen ndaj Real Madrid.

Sport

19/10/2015 11:08

Cavani ka thënë se ‘Los Blancos’, mund të ndëshkojnë në çdo moment.

“Gjithmonë është nder kur luani kundër Realit dhe ne duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë. Reali është një nga skuadrat më të mira në botë dhe mund të ndëshojë në çdo kohë”, ka thënë Cavani për Marca, transmeton Express.

PSG dhe Real Madrid përballen të mërkurën në Ligën e Kampionëve.