Cavani, objektiv i Man Utd

Edinson Cavani mund të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere. Sulmuesi uruguaian mund të përfundojë në Manchester United.

Sport

19/07/2014 20:31

Manchester United pritet të bëjë revolucion gjatë kësaj vere. Menaxheri i ri, Louis van Gaal ka kërkuar përforcime në ekip, pas sezonit dështues nëpër të cilin kaluan ‘Djajtë e Kuq’, duke përfunduar në pozitën e shtatë, edicionin e kaluar.

Dhe, njëri prej futbollistëve të kërkuar nga përzgjedhësi i deritashëm i Holandës është Edinson Cavani, njofton tabloidi britanik ‘Daily Express’.

Gjiganti francez është afër transferimit të Angel Di Marias dhe një numër i lojtarëve që paguhen shumë, mund të shitet.

Njëri prej tyre mund të jetë edhe ish sulmuesi i Napolit, i cili ka mbetur nën hijen e Zlatan Ibrahimovic në kryeqytetin francez.