Cavani, objektiv i Man Utd
Manchester United ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Merkato
Edinson Cavani mund të transferohet në Manchester United.
Sipas të përditshmes britanike “Telegraph”, “Red Devils” kanë identifikuar sulmuesin e Paris Saint-Germain si futbollistin që do të ishte përforcim ideal për repartin ofanziv, përcjell “Lajmi.net”.
Cavani spekulohet se mund të largohet nga Parc des Princes, pas përfundimit të këtij sezoni.
Ish sulmuesi i Napolit është i pakënaqur me rolin e kufizuar në skuadrën e trajnerit Laurent Blanc.