Cavani nuk largohet nga Parisi

Edinson Cavani nuk do të largohet nga Paris Saint Germaini gjatë verës. Për këtë ka siguruar pronari i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi, i cili beson në sulmuesin uruguaian.

Sport

18/05/2014 12:52

Gjatë një interviste të gjatë për të përditshmen franceze Le Parisien, pronari i Paris Saint Germainit, Nasser Al-Khelaifi i ka përgënjeshtruar zërat që spekulonin se Edinson Cavani do të largohet nga kryeqyteti francez gjatë verës.

“Ndoshta nuk është i kënaqur me pozitën e tij, por ai është mjaft i lumtur në Paris. Ai dëshiron të luajë në qendër, por për këto gjëra është trajneri ai që vendos dhe ai mund ta ndryshojë sistemin e lojës sezonin e ardhshëm”, deklaroi fillimisht Al-Khelaifi.

“Cavani është mjaft i rëndësishëm për ne, me stilin e lojës mjaft të vlefshëm dhe nuk do të largohet. Projekti ynë është i bazuar në periudhë afatgjate dhe nuk do ta blejmë një lojtar për ta shitur vitin tjetër”, përfundoi miliarderi arab.