Cavani nuk është i lumtur tek PSG – nuk pritet të ketë rinovim kontrate

Edinson Cavani nuk do ta ketë edhe shumë të gjatë aventurën e tij tek Paris Saint Germain.

Sport

03/11/2019 12:57

Ylli uruguaian i futbollit është i pakënaqur me situatën e tij tek kampionët e Ligue 1, shkruan ‘L’Equipe’, transmeton lajmi.net.

Cavani nuk ka gjetur shumë minuta loje që nga ardhja e Mauro Icardi gjatë verës, dhe mund të largohet nga klubi i PSG.

Kontrata e yllit të PSG skadon gjatë verës së ardhshme, dhe siç bëhet e ditur, nuk do të ketë ofertë për rinovimin, por as dëshirë të lojtarit.

Nuk dihet akoma se cili është destinacioni i mundshëm i Cavani, pas aventurës me parisienët. /Lajmi.net/