Cavani në vend të Rooneyt
David Moyes ka identifikuar Edinson Cavanin si pasardhës të Wayne Rooneyt në Manchester United. Kampioni i Premierligës është i gatshëm të përkrahë menaxherin me një buxhet të konsiderueshëm për angazhimin e përforcimeve gjatë afatit kalimtar të verës. Moyes ka insistuar se Rooney nuk është në shitje mirëpo bisedimet mes palëve rreth vazhdimit të kontratës kanë…

Sport
David Moyes ka identifikuar Edinson Cavanin si pasardhës të Wayne Rooneyt në Manchester United.
Kampioni i Premierligës është i gatshëm të përkrahë menaxherin me një buxhet të konsiderueshëm për angazhimin e përforcimeve gjatë afatit kalimtar të verës.
Moyes ka insistuar se Rooney nuk është në shitje mirëpo bisedimet mes palëve rreth vazhdimit të kontratës kanë ngecur dhe besohet se 28-vjeçari do të largohet nga Old Trafford në fund të këtij sezoni.
Dhe, sipas medieve britanike Moyes ka filluar kërkimin për një zëvendësuar të denjë dhe Cavani është objektivi i tij kryesor.
Ylli uruguaian iu bashkua Paris Saint-Germainit nga Napoli vitin e kaluar në marrëveshje me vlerë prej rreth 60 milionë euro mirëpo raportohet se është i pakënaqur me nivelin e garës në Ligue 1 dhe mund të largohet nga Parc des Princes në fund të këtij sezoni.