Cavani mund ta lë PSG-në

Edinson Cavani mendon se tashmë është në njërin prej klubeve më të mëdha në botë, por e pranon se gjithçka mund të ndodh në futboll, duke e paralajmëruar një largim të mundshëm.

Sport

20/06/2014 13:29

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit gjatë verës nga Parc des Princes.

27 vjeçari u transferua në Francë nga Napoli për 64 milionë euro verën e kaluar, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga PSG, pasi është i frustruar të qëndrojë nën hijen e yllit Zlatan Ibrahimovic.

“Luis Suarez dhe unë, tashmë jemi në klube të mëdha. Ne besojmë në ekipet ku jemi dhe i mbrojmë ngjyrat e klubeve tona me nder dhe prestigj”, deklaroi sulmuesi uruguaian.

“Mirëpo, në futboll, ju nuk mund ta dini kurrë, gjithçka mund të ndodh. Një ditë je në një ekip dhe në ditën tjetër mund të jesh diku tjetër”, përfundoi Cavani.