Cavani, kush?

Pas largimit të Edinson Cavanit, shumëkush mendoi se Napoli do ta ketë shumë të vështirë të zëvendësojë futbollistin i cili ka qenë burimi kryesor i golave për ekipin nga San Paolo. Mirëpo, klubi në vend të tij solli Gonzalo Higuainin nga Real Madrid, transferim me vlerë prej 37 milionë eurosh, plus bonuset. Dhe në bazë…

Sport

25/09/2013 17:00

Pas largimit të Edinson Cavanit, shumëkush mendoi se Napoli do ta ketë shumë të vështirë të zëvendësojë futbollistin i cili ka qenë burimi kryesor i golave për ekipin nga San Paolo.

Mirëpo, klubi në vend të tij solli Gonzalo Higuainin nga Real Madrid, transferim me vlerë prej 37 milionë eurosh, plus bonuset.

Dhe në bazë të paraqitjeve të deritashme të argjentinasit, mund të themi se Cavani ngadalë është duke përfunduar në harresë. Higuain ka realizuar tri herë në katër xhirot e para në Serie A duke ndihmuar Napolit të jetë lider me bilanc pozitiv prej 12 pikësh, së bashku me Romën.

Ai shënoi edhe në fitoren 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në duelin e parë në Ligën e Kampionëve. Se Higuain është një golgeter e dëshmojnë edhe statistikat e tij në Real Madrid, 107 gola në 190 ndeshje, dhe 21 shënimet në 35 paraqitje për Argjentinën.

Andaj, ai po tregon se ia vlen çdo euro që u shpenzua për të nga Napoli.